Marsial mesazh drejtuesve: Duam të vazhdojmë me Solskjaer

Kontrata e Ole Gunar Solskjaer me Mançester Junajtid mbaron në fund të sezonit, por me shumë gjasa norvegjezit do t’i besohet një rinovim disavjeçar. Në konferencën para ndeshjes ndaj PSG-së sulmuesi francez Antoni Marsial ka shprehur hapur se skuadra dëshiron që bashkëpunimi me Solskjaer të zgjasë edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Solskjaer “Kur trajneri i ri erdhi në ekip, ai kishte shumë besim dhe vendosmëri. Kjo ishte një shtysë e madhe për ne. Po përpiqemi që t’ia kthejmë mbrapsht. Çdo gjë po shkon mirë për momentin. Ai na kërkuar të sulmojmë më shumë, të jemi më shumë vendimtarë e të bëjmë diferencën. Ne shpresojmë që të vazhdojmë të luajmë kështu dhe në nivelet më elitare. Jemi shumë të lumtur që e kemi këtu atë dhe dëshira jonë është që të vazhdojmë me të, por kjo nuk varet nga ne”.

PSG – “Ata kanë disa mungesa dhe kjo sigurisht që është në avantazhin tonë, por ata kanë shumë lojtarë të rinj që do t’u zënë vendin. Është e sigurt që do të jetë një ndeshje e madh, shpresoj që t’ia dalim të fitojmë”

POGBA – “Poli është Poli. Ai ka një talent të pamasë. Ai është një ndër lojtarët më të mirë në planet dhe po e tregon këtë ndeshje pas ndeshje. Besoj se do të bëjë akoma më mirë në ndeshjet në vazhdim dhe kjo do ta na ndihmojë shumë”, përfundoi Marsial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *