Marselo: Ronaldo nuk është pronari i Realit

Prej kohësh është kthyer në një temë diskutimi e ardhmja e Nejmarit dhe një kalim i mundshëm i tij të Reali i Madridit. Nejmar do, Nejmar nuk do, Ronaldo nuk do, Reali nuk mundet, PSG nuk e lëshon, gjithçka është thënë e shkruar në këtë histori.

Pakkush e di të vërtetën, por vështirë se mund të ketë më të informuar sesa Marselo, mbrojtësi i Realit, shok skuadre me Nejmarin të Brazili.

I pyetur për këtë çështje, Marselo ja dashur të sqarojë diçka me rëndësi: “Ronaldo nuk është pronari i Realit. Kush vjen e kush nuk vjen e vendos vetëm Florentino Perez. Ronaldo është lojtar i madh, është i lumtur dhe nuk shqetësohet farw se kush vjen të Reali.

” Nejmar? Te Reali duhet të luajnë më të mirët e Botës, ai është një prej tyre. E kam thënë dy apo tre vite më parë që ai do luajë një ditë të Reali. Nuk e di kur, por do ndodhë herët a vonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *