Marselo rinovon: Këtu kam lojtarin më të mirë!

0

Real Madridi dje ka prezantuar vazhdimin e kontratës me Marselon. Mbrojtësi i majtë do të luajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022. Askush nuk dyshonte se ai nuk do të firmoste, duke marrë parasysh faktin se është shumë i lidhur me klubin madrilen. Braziliani është transferuar në vitin 2006 në Madrid dhe, me një llogari të thjeshtë, i bie që ai mund ta mbyllë karrierën 34 vjeç sërish si madrilen.

“Ndihem krenar që jam pjesë e historisë së Real Madridit. Jam i lumtur që jam këtu dhe me fat që do të luaj edhe për pesë vite të tjera në këtë klub. Kjo për mua është një ëndërr e bërë realitet. Kur e shoh familjen time kaq të lumtur, gëzohem pafund. Mënyra se si Real Madridi e ndihmon botën është e jashtëzakonshme. Është një klub i madh. Këtu kemi edhe lojtarin më të mirë, i përzgjedhuri im nga çdo legjendë e futbollit që kam njohur, Kristiano Ronaldo”, – ushin fjalët e Marselos para gazetarëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.