Marselo refuzon testin e alkoolit, gjobitet dhe i hiqet patenta!

Ndërkohë që kombëtarja braziliane po lufton për të fituar Kupën e Amerikës dhe për t’iu dhuruar tifozëve trofeun e dëshiruar, Marselo vazhdon pushimet në vendlindje.

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur në orët e para të ditës së martë. Një patrullë policie lokale e ka ndaluar 31-vjeçarin dhe i ka kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Marselo nuk ka pranuar, shkaku dihet, dhe ka vendosur të paguajë gjobën prej 675 eurosh. Jo vetëm kaq, pasi anësorit të majtë i është hequr edhe patenta. Lojtari i famshëm nuk do të ketë mundësi të ulet në timon për një vit rresht rrugëve të Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *