Marselo: Nejmari do të vijë në Madrid

0

Marselo beson se ish-ylli i Barcelonës, Nejmar, do të luajë për Realin e Madridit herët a vonë. Nejmar kaloi te PSG verën e shkuar për 222 milionë euro, rekord i gjithë kohërave, por ka disa muaj që spekulohet në lidhje me një transferim të bujshëm të tij në Madrid. Presidenti madrilen Florentino Perez ka shtuar spekulimet për një blerje të mundshme të fenomenit brazilian dhe qendërmbrojtësi i PSG-së Tiago Silva ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse Nejmar do të vijojë në Paris.

Tani mbrojtësi i Realit, Marselo, i hedh “benzinë zjarrit”, duke folur për faqen braziliane Esporte Interativo: “Mendoj se Nejmari do të luajë një ditë për Realin. A do përshtatej? Patjetër që po, do ishte diçka madhështore nëse ai do vinte te Reali. Për mendimin tim, lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë për këtë klub”.

Nejmar ka shënuar 28 gola në 27 ndeshje këtë sezon për PSG-në, që tashmë është praktikisht kampion i Francës dhe mendon vetëm për suksesin në Champions League, kompeticioni për të cilin është blerë realisht Nejmar.

RONALDO – Prej kohësh flitet për një Ronaldo të trishtuar në Madrid dhe me mendjen për një transferim në Mançester apo Paris, por Marselo nuk e mendon kështu: “Nuk mendoj se ka ndonjë të vërtetë në këto zëra, po të mos ishte i lumtur, Ronaldo nuk do ishte në Madrid. Ai bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën, është një djalë i pjekur, i cili ka një skuadër mjaft të mirë në Madrid dhe nuk ka arsye pse të mos jetë i lumtur”.

Ronaldo ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke përfshirë 11 gola në 18 ndeshje në La Liga.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image