Marselo drejt largimit? Reali piketon pasardhësin e brazilianit

0

Florentino Perez vazhdon punën për përforcimin e Realit të Madridit, që po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Fitorja e Botërorit të Klubeve solli pak qetësi në kampin madrilien, ndërsa tashmë janë hedhur sytë nga merkato.

Marselo mbush 31 vjeç në maj, ndërsa Juventusi interesohet prej kohësh për brazilianin. Ai është prej vitesh një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë, por Reali nuk dëshiron të jetë i papërgatitur.

Mosha e tij nuk premton shumë sezone në nivele të larta dhe “AS” zbulon se drejtuesit e Realit nuk e përjashtojnë kërkesën e lojtarit për t’u bashkuar me Ronaldon te Juventusit. Largimi i portugezit ka bërë që tashmë të mos përjashtohet asgjë dhe Perez ka gati zgjidhjen.

Zhunior Firpo

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle, Reali është gati të paguajë 50 milionë euro për Zhunior Firpo. 22-vjeçari spanjoll, por i lindur në Republikën Domenikane, po bën mirë prej kohësh me Betisin. Ai luan në të gjitha pozicionet e krahut të majtë, ndërsa këtë sezon ka shënuar dhe 3 gola në 18 ndeshje të zhvilluara.

Për Firpon interesohen dhe Mançester Siti me Arsenalin, por Reali e ka bërë ofertën e parë për lojtarin e ekipit andaluzian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.