Marselino: Si Atletiko? Uroj, por do vuajmë!

0

Trajneri i Vijarrealit, Marselino Garsia Toral, pret një Liverpul të frikshëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen në Ligën e Evropës. Vijarrealit të tij i duhet të mbrojë 1-0 të sigluar në ndeshjen e parë. Ai ka marrë shembullin e Atletikos duke deklaruar se uron që në fund të ketë të njëjtin fat si dhe madrilenët që arritën të mbijetonin në ferrin e Mynihut.

Ndjesia – “Jemi të nkënaqur që ndodhi në gjysëmfinalen e Ligës së Evropës. Duhet të bëjmë një ndehsje të madhe nëse duam të shkojmë në finale. Ne kemi shanset tona dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë”.

“Anfield” – “Nuk e njohim këtë stadium, por do të jetë një kënaqësi që do të luajmë në këtë impiant. Gjithsesi jemi të përgatitur. Do të ishte një kënaqssi e madhe nëse do të arrinim finalen pikërisht në këtë stadium mitik”.

Ndeshja e karrierës – “Mendoj se Vijarreali ka zhvilluar mjaft ndeshje të mëdha dhe të rëndësishme. Gjithsesi vijmë të qetë në këtë takim pasi kemi siguruar një vend në Champions në sezonin e ardhshëm. Ndaj do të bëjmë gjithçka për të shkuar në finale”.

Atletiko – “Shpresoj të kemi të njëjtin fat si ata. Për këtë do të na duhet të vuajmë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image