Marsel Çaka, oferta nga jashtë vendit

0

Portieri i talentuar i Tiranës, edhe pse në këtë sezon nuk ka arritur të bjerë në sy, pasi nuk ka pasur mundësi aktivizimi me bardheblutë për shkak se ka qenë i huazuar, së fundmi ka marrë dy oferta mjaft joshëse dhe interesante për të ardhmen e tij. Marsel Çaka, mësohet se ka marrë ofertë nga një klub që militon në Superioren e Rumanisë dhe një tjetër në Ligën e 2-të të Turqisë. Emrat e skuadrave nuk bëhen ende të ditura, por mendohet se drejtuesit e merkatos së këtyre skuadrave janë joshur nga aftësitë e shfaqura nga portieri 20-vjeçar, edhe në të kaluarën, si mosha e tij premtuese, por edhe shtatlartësia perfekte për një rol të tillë. Çaka aktualisht është nën kontratë me klubin e Tiranës edhe për 2 vite e gjysmë, ndërsa për shkak se ishte i huazuar në këtë pjesë të parë të sezonit nuk ka mundur të aktivizohet me bardheblutë. Tashmë pritet që të jenë drejtuesit e 24 herë kampionët e vendit që do të thonë fjalën e tyre të fundit për të vendosur nëse do të pranojnë ndonjë prej ofertave të ardhura në adresë të portierit, apo do të vijojnë t’i besojnë të ardhmes së tij, e cila duket mjaft premtuese. Kujtojmë se Marsel Çaka ka debutuar që në moshën 18-vjeçare me Tiranën në Superiore, ndërsa është aktualisht, pjesë e Kombëtares sonë të Shpresave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here