Marseja “vjedh” një moment të ndeshjes, Twitter i bllokon llogarinë

Në Shqipëri nuk e dimë çfarë është ligji dhe e drejta e autorit, ndaj vjedhim çdo gjë, në të gjitha mediat, mjafton të shohësh si qarkullojnë videot e golave të Superiores nga një uebsit në tjetrin, apo lajmet qe vidhen pa të keq dhe nuk merret vesh kush është burimi.

Në botën e qytetëruar, atë që duam të arrijmë edhe ne (që zor se e arrijmë për nja 200 vjet), gjëra të tilla as që mendohen dhe ka rregulla të forta, që i respekton gjithkush.

E ka shkelur paksa rregullin faqja e Olimpikut të Marsejës në Twitter, që për të vënë në lojë Nantën, publikoi një video prej pak sekondash, ku shfaqeshin dy lojtarë që përplaseshin dhe në tokë rrëzohej vetëm lojtari i Nantës.

Asgjë e madhe, apo jo? Në të vërtetë, rrjeti televiziv që transmeton ndeshjet e Ligës 1 franceze u ankua te Liga e Futbollit në Francë dhe kjo e fundit u ankua te Twitter, që jo vetëm që e hoqi videon nën akuzë, por e pezulloi totalisht llogarinë e Marsejës. “Ta marrsha të keqen, o shtet”, i thonë kësaj pune!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *