“Marrja më romantike e janarit në histori”, në Itali vlerësojnë si rrallëherë Edgar Çanin

Një histori të veçantë ka karriera e Edgar Çanit, që ndryshe nga të tjerat, ka shkuar me intervalin e kundërt. Nëse lojtarët shqiptarë duhet të mundohen pafundësisht shumë dhe me vite punë për të shkuar në Seria A, ku sulmues ishte pjesë e saj që në fillimet e veta.

Por më pas do të niste edhe tatpjeta, mes shumë huazimesh dhe ekipeve të ndërruara. Jo gjithmonë për të lënë shije të njëjtë, ndërsa te Lidsi do të mbahet mend në Angli si një nga transferimet më të dështuara të këtij klubi. Asnjë gol i realizuar dhe shumë larg asaj që pritej. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tifozët e Partizanit, që janë zhgënjyer me formën e Çanit, ndërsa shihej si një lëvizje luksi për Superioren.

Madje të njëjtën ndjesi ka pasur edhe presidenti i Viboneses, ekipit që luan në Serinë C, atje ku aktualisht luan Çanit, duke thënë se është penduar për këtë transferim. E mes gjithë këtyre vlerësimeve negative, ka edhe një tjetër natyrë nga Bari. Një media pranë këtij klubi, “TuttoBari” teksa po afrohemi në merkaton e janarit, ka hedhur një vështrim nga historia duket e quajtur marrjen e Çanit si marrjen më romatike të kësaj periudhe. /Sport Ekspres/