Marrin fund kritikat për Hysajn, shtypi italian i kthehet elozheve

Gjatë javëve të fundit kanë qenë të shumta kritikat e gazetarëve italianë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i djathtë i Napolit është vënë nën shënjestër pas rezultateve negative të napolitanëve, madje dhe në fitore për shkodranin nuk ka pasur shumë fjalë të mirë.

Por, në fitoren e thellë me rezultat 5 – 1 të nënkampionëve të Italisë ndaj Empolit, u vu re dhe loja e mirë e 24-vjeçarit, i cili edhe pse luajti në krahun e majtë, nuk shfaqi ndonjë moment dobësie ndaj ish-skuadrës së tij.

E përditshmja napolitane “Il Mattino”, e ka vlerësuar Hysajn me notën 6, duke vlerësuar viligjencën e madhe që shqiptari ka në fazën mbrojtëse, aspekt ky që është pika e tij më e fortë, ndërkohë që shkruhet se në golin e Empolit mund të kishte bërë pak më mirë, megjithëse faji për atë gol i shkon dyshes së qendrës së mbrojtjes, Maksimoviç e Kulibali që u gjendën të papërgatitur nga kundërsulmi i Empolit.

Me të njëjtën notë është vlerësuar dhe nga “Gazzeta Dello Sport”, që vlerëson faktin se mbrojësi i djathtë ndihet komod edhe në kraun e majtë të mbrojtjes, por normalisht i duhet të punojë më shumë për përsa i përket fazës ofensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *