Marrin fund enigmat, ja kur rikthehet Khabib në “UFC”

0

Khabib Nurmagomedov pritet të rikthehet shumë shpejt në oktagonin e “UFC”-së. Kampioni i divizionit “lightweight” ndodhet për momentin në një pezullim 9-mujor që mbaron në fillim të muajit qershor. Shkak për këtë masë disiplinore u bë sherri që ai pati me stafin e kundërshtarit irlandez Connor McGregor në përfundim të duelit të ndaj këtij të fundit në tetorin e kaluar.

Eventi që do të rikthejë rusin në arenën më prestigjioze të arteve marciale të kombinuara është “UFC Abu Dhabi”, një eveniment ky që do të zhvillohet më datë 6 shtator.

Për momentin përflitet se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë amerikani Dustin Poirer, i cili ka fituar gjashtë duelet e fundit në “UFC”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.