Marrëveshje me UEFA-n, ideja e Milanit shtang tifozët!

Milani do të presë sot Frozinonen në San Siro dhe objektivi i vetëm është fitorja. Kuqezinjtë shpresojnë në një dhuratë nga Juventusi. Nëse bardhezinjtë mposhtin Atalantën në fushën e tyre, atëherë ekipi i Gatuzos do ishte shumë pranë kualifikimit në Champions.

Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë bërë një lëvizje të papritur. Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, Milani është gati të bëjë një pakt me UEFA-n dhe të qëndrojë 1 vit larg kupave europiane!

Kuqezinjtë kanë vendosur të mos apelojnë vendimin e TAS-it të Lozanës në lidhje me mosrespektimin e FPF (fair-play financiar). Vendimi në fjalë, që u cilësua si tepër i ashpër, kishte vendosur një gjobë prej 12 milionë eurosh për klubin e famshëm, kufizim të lojtarëve deri në 21 dhe përjashtim nga Kupat e Europës, nëse nuk arrihej balancimi i buxhetit deri në vitin 2021.

Milani dëshiron të gjëje një akord me UEFA-n dhe është gati të qëndrojë 1 vit jashtë kompeticioneve europiane. Gjithmonë nëse djemtë e Gatuzos kualifikohen në Ligën e Europës, pasi ndryshon situata nëse rikthehen në Champions Ligë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *