“Marrëveshja më e madhe në histori”, feston PSG

Nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist të madh, por PSG ka nënshkruar kontratën e verës. Kampionët e Francës kanë arritur një marrëveshje fantastike me firmën “Nike” deri në vitin 2032.

Plot 80 milionë euro në vit do të përfitojë PSG nga prodhuesi gjigant amerikan. Deri në vitin 2022 është aktive kontrata e vjetër me 25 milionë euro fitime në vit, ndërsa më pas fitimet do të shumëfishohen.

Ky akord ka të bëjë edhe me ekipin e femrave dhe atë të hendbollit, ndërsa PSG e cilësoi si marrëveshja më e madhe e sponsorizimit në historinë e klubit.

Bisedimet u udhëhoqën nga presidenti Naser Al-Khelaifi dhe një akord i tillë e fut PSG-në në 5 klubet me kontratat më të mëdha të nënshkruara me sponsorët sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *