Dovizioso i pafuqishëm, titulli i gjashtë “prenotohet” nga Marquez

Piloti i Hondës, Marc Maquez, ia ka dalë të thellojë diferencë me rivalin  e tij Andre Dovizioso. Spanjolli siguroi fitoren e gjashtë të sezonit në pistën çeke të Brnos, ndërsa garuesi italian u tregua 2.452 sekonda më i avashtë, duke marrë vendin e dytë në podium.

Në ndjekje të dyshes së njohur u renditën australiani Miller dhe Rins. Në 10 xhirot e parë të garës diferenca midis Maquez dhe Dovizioso ishte vetëm 0.4 sekonda, por në pjesën tjetër të garës, spanjolli u tregua dukshëm superior.

Kur kanë mbetur vetëm 9 gara nga fundi i sezonit Marquez, ka një avantazh prej 63 pikësh ndaj Doviziosos. Titulli i gjashtë kampion dhe i katërt radhazi duket fare pranë.

Renditja e Garës!

 

Renditja e përgjithshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *