Marotta e bindi me dy traktorë, babai i Kean: Kthehu në Itali, mendo për karrierën tënde

Te Juventus e shihnin si siguri në të ardhmen, por megjithatë në verën e shkuar bardhezinjtë dhe Moise Kean ndërprenë kontratën e tyre, me sulmuesin 19-vjeçar që shkoi drejt Premier Legue-s në radhët e Evertonit. Por aventura e tij e re nuk po shkon ashtu siç futbollisti mund ta kishte menduar dhe për këtë arsye babai i tij vjen me një thirrje për të.

Jean Kean ka bërë një rrëfim të gjatë ku i kërkon të birit të mendojë për karrierën e tij dhe jo për paratë, ndërsa i bën thirrje të rikthehet në Itali, pasi aty mund të japë më tëmirën e tij. Madje ka menduar edhe për emrin e klubit ku duhet të rikthehet dhe ai është ekipi i Romës. Por Jean Kean ka folur edhe për mënyrën se si djali i tij iu bashkua Juventusit në moshën 14-vjeçare, që në njëfarë mënyre erdhi si pasojë e një fjale të pambajtur nga ish drejtori sportive I torinezëve, Marotta. Ky i fundit kishte premtuar dy traktorë në shkëmbim të firmës, e cila erdhi ndërsa premtimi i Marotës jo.

“Unë besoj te fjala e dhënë si dhe në Zot, por heq dorë nga besimi kur fjalët e dhëna janë të rreme. Kur im bir ishte 14 vjeç mora një telefonatë nga Marotta dhe e dërgova Moise-n në Torino për prova. Në atë kohë mund të shkonte edhe në Angli, për këtë arsye Marotta më premtoi 2 traktorë për të ndihmuar vëllezërit e mi. Në këmbim kërkonte firmën time për të siguruar kalmin e djalit tim te Juventusi.  Traktorët e premtuar kurrë nuk erdhën te unë, megjithëse unë do i kisha pranuar edhe nëse do të ishin të përdorur.

Nuk e kuptova pse Juventusi e shiti, ndoshta për motive ekonomike. Transferimi i tij në Angli ishte një gabim , sepse është ende i rid he nuk po ndihet mirë te Evertoni. Nuk më pëlqeu ky transferim. I bëj thirrje tim biri të më dëgjojë me kujdes pasi jam babai i tij dhe kemi një gjak. I them të kthehet të luajë në Itali, ku mund të bëhet një lojtar i madh. Eja të luash në Romë, së bashku me mikun tënd Zaniolo. Mos mendo për paratë, mendo për karrierën”, ka thënë Jean Kean./Sport Ekspres/