Marota nuk ia përton Paratiçit: Ata duan Ikardin? Ok, ne po monitorojmë… Dibalanë!

0

Gjatë ditës së djeshme Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit, bëri një koment për Mauro Ikardin, sulmuesin e Interit. Argjentinasi është një nga objektivat e bardhezinjve për merkaton e verës dhe Paratiçi u shpreh se klubi torinez nuk ka patur kontakte me lojtarin dhe për të do të flasë vetëm në fund të sezonit.

Menjëherë ka ardhur replika e Xhuzepe Marotës, administratorit të deleguar të klubit zikaltër, i cili i është përgjigjur juventinit në prononcimin e dhënë për “Rai Sport”.

Këto janë deklarata jashtë logjike dhe të papërshtatshme. Nuk kemi thënë kurrë që duam ta shesim Ikardin. Mauro është një futbollist i madh, i cili ka bërë mirë me Interin dhe do vazhdojë të bëjë mirë dhe në të ardhmen. Sa i përket deklaratës së Paratiçit, i bie që të them të njëjtën gjë për Dibala: do të shohim situatën e tij te Juventusi. Ikardi është një futbollist i Interit. Në këtë periudhë na presin ndeshje të rëndësishme dhe ne duhet të mendojmë vetëm për këto përballje”, komenton drejtuesi i Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.