Marota “ngel në klasë” mbrojtësin, fillon sulmi për lojtarin e kombëtares shqiptare

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli. Pas dy sezoneve si titullar i padiskutueshëm, mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin në formacioni e skuadrës së Karlo Ançelotit. Situata mes klubit dhe lojtarit nuk është më e mira e mundshme,dhe për këtë mjafton të lexosh një ndër qindra deklaratat agjentit të tij Mario Xhufredi, i cili s’është kursyer me kritikat ndaj klubit napolitan.

Për muaj të tërë në shtypin italian dhe anglez u fol për një kalim të shkodranit te Çelsi, ku do të ribashkohej sërish me Mauricio Sarrin, por zërat që flasin për këtë skenar janë bërë gjithnjë e më të pakët. Megjithatë, për një lojtari të kalibrit të Hysajt nuk mund të mungojë interesi i klubeve “BIG”.

Botimi  i sotëm i gazetës së njohur “Tuttosport”, vjen një lajm shumë i bujshëm. Sipas medies italiane Hysaj ka tërhequr vëmendjen e administratorit të deleguar të Interit, Bepe Marota, i cili dëshiron ta veshë zikaltër shqiptarin. Një arsye që ka shtyrë drejtuesit e klubit nga Milano, që të hedhin sytë nga mbrojtësi shqiptar është forma e dobët e kroatit Shime Vërsajlko.

Futbollisti i marrë në huazim nga Atletiko Madrid, nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndoshta dhe prej faktit që ka pasur dëmtime të njëpasnjëshme në gju dhe muskujt. Për momentin Spaleti ia ka besuar vendin e titulluarit D’Ambrozios dhe me shumë gjasa, opsioni për të blerë kartonin e Vërsajlkos nuk do të aktivizohet dhe 27-vjeçari do të rikthehet në Spanjë.  Gjithsesi për të sjellë Interin në Milano, nuk do të jetë e thjeshtë, pasi presidenti i De Laurentis nuk ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin pa të paktën 20 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *