Marota fluturon drejt Madridit, Interi tenton goditjen e trefishtë

0

Antonio Konte nuk dëshiron të humbasë kohë. Trajneri i ri i Interit i ka dhuruar dyshes Marota-Auzilio listën e lojtarëve që kërkon në ekip dhe emrat e atyre që duhet të largohen.

Dy drejtuesit kanë fluturuar për Madrid, aty ku ndodhen objektivat kryesorë. Tre janë dëshirat e mëdha të Interit dhe të tre lojtarët janë pjesë e Realit. Merkato e madhe që po bëjnë “Los Blancos” do të ketë firo dhe zikaltrit janë gati të përfitojnë.

Dëshira e madhe quhet Marko Asensio. Spanjolli ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje si titullar dhe po kaq herë është futur në fushë si zëvendësues sezonin që sapo u mbyll. Ardhja e Luka Joviç dhe Eden Hazard do ia ngushtojë më shumë hapësirat.

Asensio në një dyluftim me Naçon në stërvitje

Interi mbetet një opsion i mirë, por Reali kërkon shumë para dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë të arrihet një akord. Drejtuesit e Interit kanë kontaktuar edhe agjentin e 23-vjeçarit për të mësuar më shumë rreth kërkesave të tij.

Dy emrat e tjerë janë Mateo Kovaçiç dhe Naço. Kroati është një njohje e vjetër, pasi është aktivizuar për dy sezone me Interin më parë. Reali mund të vendosë ta huazojë sërish dhe rikthimi në San Siro do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Konte pëlqen edhe Naçon. 29-vjeçari mbulon të gjithë rolet e repartit defensiv dhe është i përshtatshëm për çdo skemë: si në atë me tre mbrojtës, ashtu edhe në atë më katër të tillë.

Rikthehemi te largimet. Konte i ka kërkuar drejtuesve të shesin Mauro Ikardin dhe Raxha Naingolan. I pari po tenton të gjejë klubin e duhur për të vazhduar karrierën, ndërsa belgu mund të rikthehet te Roma.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.