Markuez: Rosi? Rivali im këtë sezon do jetë Lorenco

0

Mark Markez, ylli absolut i Moto GP, zgjedh rivalin e tij më të rrezikshëm për vitin 2015. Fituesi i 2 Botërorëve të fundit, që po përgatitet për kampionatin e ardhshëm të Moto GP, ku synon të mbrojë kurorën, i druhet më shumë nga gjithë të tjerëve Horge Lorencos. Pavarësisht nga ajo që dhuroi 2014-ta, me Valentino Rosin që e mbylli kampionatin i dyti në klasifikimin final, Markez mendon se piloti i Jamahas nga i cili duhet të ketë më shumë kujdes për perspektivën mbetet Lorenco. “Problemi i madh për Lorencon në kampionatin e shkuar ishte pjesa e parë e sezonit, sidomos deri në Muxhelo, pasi që aty e më pas ishte shumë i fortë. Problemi ishte se kishte humbur aq shumë pikë deri në atë moment sa pastaj e kishte shumë të vështirë që t’i rikuperonte. Me Valentinon nuk i dihet kurrë. Ai do të jetë aty, duke dhuruar rivalitet, pasi ka shumë motivim. Edhe Dani Pedrosa është gjithmonë konstant. Nuk e di nëse për të do të jetë një sezon më i mirë apo më i keq, por di që do të jetë gjithnjë aty dhe i duhet kushtuar gjithmonë vëmendje. Gjithsesi unë pres që Horge të jetë rivali më i fortë”. Kampionati i Moto GP për 2015-ën do të startojë në 29 mars në Doha të Katarit dhe do të mbyllet pas 18 garash me Çmimin e Madh të Valencias më 8 nëntor.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image