Marku: Nuk e ulim kokën, garojmë deri në fund

0

Herald Marku është një nga surprizat e bukura të Kastriotit. Mesfushori, një produkt i moshave të Partizanit, kishte provuar të luante në Superiore më parë me Tërbunin, ndërkohë që më pas u zhvendos në Gjermani. Pas një aventure të shkurtër atje vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe me krutanët luajti rregullisht duke nisur nga faza e dytë, kur ish-trajneri Stavri Nica e angazhoi si titullar.

Edhe me Bledar Devollin ai e ruajti statutin e tij. Marku, për RTSH ka folur para ndeshjes me Partizanin. Fillimisht analizoi atë që ndodhi në Korçë me Skënderbeun. Katër golat e pësuar rëndojnë. “Të gjithë kanë reflektuar, nuk kemi pse e ulim kokën. Mendoj se nga dëshira  madhe edhe gabon ekipi. Kjo ka qenë arsyeja pse pësuam shpejt në Korçë”, shprehet mes të tjerash Marku.

Kastrioti vuan në transferta dhe në lidhje me këtë, mesfushori deklaron: “Ekipi, edhe jashtë ka luajtur mirë. Duke marrë parasysh fushën tonë, aty ekipi ka besim, tifozët janë të zjarrtë dhe na kanë mbështetur shumë”.

Sigurisht që mbijetesa është një mision jo i lehtë dhe Marku shprehet kështu: “Nuk e ulim kokën, vazhdojmë garë për mbijetesë. Ka akoma ndeshje. E nisim nga Partizani, japim maksimumin dhe shpresojmë në fitore. Për ne ka finale deri në fund të sezonit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.