Marku: Kundërshtari ishte frikacak, së shpejti do më njohin dhe në Angli

Boksieri shqiptar Florian Marku ka dhënë një intervistë për kanalin e njohur në YouTube, “IFL TV”. Boksieri shqiptar foli për duelin e tij të katërt si boksier profesionist, ku 26-vjeçari fitoi me nokaut në raundin e katërt.

“Ishte një duel shumë i çuditshëm. Më shumë duhet të stërvitesha për të vrapuar se për të bërë boks. S’po e kapja dot. E dija që në fillim. Kur ma prezantuan si kundërshtar e kuptova se do vinte për të vrapuar e jo për të luftuar me mua”.

“U mërzita shumë, pasi unë jam në këtë sport për të luftuar. Ai sapo provoi grushtet e mi të para filloi të zmbrapsej menjëherë. Gjithsesi gjithçka është në rregull e munda në raund të katërt. Faktikisht unë e dija që dueli do zgjaste 6 raunde, por kur erdhi raundi i katërt më than ky do jetë raundi i fundit, prandaj fillova të kërkoja nokautin. Po ta dija më përpara do bëhesha akoma më agresiv. Ky ishte dueli im i katërt”.

“Karriera ime ka filluar mirë. Dua të ndeshem me boksierë të mirë, s’dua të kem kundër boksierë të zakonshëm që vijnë vetëm për mbijetuar e për të marrë një çek me para. Tani nuk njihem nga publiku anglez, por në të ardhmen të gjithë do shikojnë se çfarë mund të bëj”.

“Në Shqipëri më njohin të gjithë. Kam pasur një karrierë me mbi 90 luftime në kikboks, por ndalova të merresha me atë sport për shkak të disa problemeve me duart e mia. Kam pasur dhe 7 duele në arteve marciale të kombinuara. U jam shumë mirënjohës mbështetësve të mi. Këtu në Londër të gjithë anglezët më përgëzojnë për faktin që kam shumë mbështetës këtu në Londër”.

A do ishte e drejtë të thosha që ju jeni Entoni Xhoshua i Shqipërisë për shkak të popullaritet tuaj?
“Jo aspak. Entoni Xhoshua është Entoni Xhoshua, unë jam Florian Marku (Qesh)“.

A ka ndonjë emër këtu në Angli që doni ta sfidoni ?
Dua të luftoj më të mirët. Kam dëgjuar disa emra, por kushdo që do të jetë do të ketë probleme të mëdha me mua. Do të jem më i miri në divizioni e peshës “welterweight” (67 kg). Më 20 shtator do ndeshem sërish, nuk kam kohë për pushime. Jam direkt për në palestër kam shumë për të punuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *