Marku gati për duelin e katërt, zbulon emrin e kundërshtarit

0

Florian Marku ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij në mbrëmjen e 13 korrikut, ku boksieri shqiptar do ngjitet në ringun e “O2 Arena”, Londër. Anglezi Tommy Broadbent do të vihet përballë 26-vjeçarit nga Lushnja.

Broadbent ka një rekord prej tetë fitoresh (2 me nokaut) dhe pesë humbjesh (asnjë me nokaut). Ky do të jetë dueli i katërt i Markut si boksier profesionist, në të tre duelet e mëparshme 26-vjeçari ka fituar me nokaut.

Fillimisht Marku ishte preforamuar të ndeshjen me anglezin Jake Best, por një javë më parë ky i fundit u tërhoq nga dueli pak javë më parë, çka detyroi promotorin e Markut, Steve Goodwin, të gjente një zëvendësues kur kanë mbetur vetëm shumë pak kohë nga dueli.

Marku është zhvendosur prej disa muajsh në Londër ku ka filluar karrierën si boksier profesionist. Dueli i shqiptarit është një ndër shumë dyluftimet e evenimentit të organizuar nga promotori më i madh në boksin anglez, Frank Warren. Dueli final i mbrëmjes do të jetë ai midis boksierëve të peshave të rënda Joy Joyce dhe Bryant Jennings.

“O2 ARENA”
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.