Marku e mbyll me Kastriotin, ka vetëm falënderime

0

Kastrioti humb një tjetër titullar. Ditën e sotme ka njoftuar largimin nga krutanët edhe mesfushori Herald Marku, protagonist në sezonin e fundit. Futbollisti 23-vjeçar arriti të shënonte pesë gola, por në fund Kastrioti nuk ia doli të qëndronte në Superiore.

Marku ka vetëm fjalë të mirë për krutanët, të cilët i falënderon për eksperiencën që kaloi me ta. Me shumë mundësi mesfushori do të vijojë të luajë në Superiore, pasi ofertat nuk i mungojnë. Marku ka luajtur në të shkuarën edhe me Tërbunin në elitë.

“Përshëndetje miqtë e mi! Fillimisht doja t’ju njoftoja për ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me klubin KS Kastrioti . Falënderimet më të sinqerta e të përzemërta për këtë klub, presidentin dhe stafin teknik për mbështetjen maksimale që kane treguar në çdo moment ndaj nesh, trajnerët me të cilët kam punuar, shokët e mrekullueshëm të ekipit me të cilët kam ndarë momente të bukura e të vështira, por gjithmonë kemi qenë të bashkuar.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e shumtë dhe të zjarrtë të Kastriotit, të cilët kanë qenë gjithmonë një mbështetje tepër e madhe për ne. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Faleminderit KS Kastrioti”, shkruan mesfushori në llogarinë e tij në Instagram.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.