Marko Molla shpërthen në lot pas eliminimit të Italisë, ndihet fajtor për humbjen me Brazilin

Në Brazil është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i futbollit për 17-vjeçarët, ku vendasit kanë mposhtur në shifrat 2-0 Italinë dhe kanë kaluar kështu në fazën tjetër. Një ndeshje që nuk ka shkuar ashtu siç do të dëshironte për Mollën, i cili nuk arriti ta mbante dot të paprekur rrjetën e tij, duke e parë dy herë topin e goditur nga brazilianët të shkonte në rrjetë.

Ndërkohë, kujtojmë se Marko Molla zgjodhi të linte kuqezinjtë për t’ju bashkuar axurrëve të Italisë, me të cilët nuk mund të vazhdonte më tej në gjysmëfinale në këtë kampionat. Në fund të ndeshjes, portieri shqiptar nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka shpërthyer në lot, duke u ndjerë paska fajtor në dy golat e pësuar pasi mund të bënte edhe më mirë./Sport Ekspres/