Markizio nxjerr zbuluar Juventusin: Ndihem keq nga trajtimi i bërë!

Klaudio Markizio u largua nga Juventus mbas 24-vitesh në klubin bardhezi, ndërsa tashmë është gati për të nisur eksperiencën e re me rusët e Zenitit. Mesfushori tenton të zgjedhë fjalët e duhura, por dallohet qartë që nuk i ka pëlqyer sjellja e klubit bardhezi, ndërsa sqaron shkaqet që e bindën për t’u transferuar në futbollin rus. Havier Ribalta, drejtori sportiv i Zenitit dhe me një të kaluar si shefi i skautëve të Juves, është personi që e bindi të kalojë te Zeniti.

Largimi – “Juventus ka qenë gjithmonë familja ime. Gjithçka nisi në vitin 1993 në një shoqëri, që më ka dhënë mundësinë të përjetoj një ëndërr dhe të fitoj shumë. Kam shumë emocione brenda, që nuk mund t’i harroj kurrë. Jam një person me fat, sepse realizova ëndrrën time, fitova shumë dhe vendosa disa rekorde. Ajo që mbetet nuk janë fitoret, por raportet humane të krijuara me shokët, qytetin dhe tifozët. Kjo është një mirupafshim për qytetin e Torinos, ndërsa për Juventusin nuk e di, të shohim.”

Zeniti – “Unë dhe familja ime jemi gati për të jetuar të gjithë së bashku këtë aventurë të re. Më nevojitet të njoh trajnerin e ri, skuadrën dhe falënderoj klubin për mundësinë që më dha për të vazhduar këtë sezon me ta. Ekipi e ka nisur shumë mirë dhe gjenden në krye të renditjes. Po shkoj në një klub të organizuar dhe diçka të tillë e kuptova që në kontaktet e para. Njoh disa lojtarë si: Driushi, Paredes dhe Ivanoviç. Ribalta ishte ai, i cili më bindi që në fillim, që kjo di të ishte zgjedhja më e mirë për mua. Zeniti ka një projekt të madh dhe objektivi është fitimi i titullit dhe rikthimi në Champions. Këto ishin disa nga shkaqet që më bindën për t’u transferuar në këtë ekip.”

Pengu – “Periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për mua, por ky është rreziku i profesionit tonë. Ndihem keq që më trajtuan si një lojtar të dëmtuar, ndërkohë që unë nuk kisha një dëmtim. Edhe kjo është pjesë e punës tonë, por mezi po pres të nis aventurën e re, të stërvitem si kam bërë gjithmonë dhe të tregoj vlerat e mia si lojtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *