Markizio në mëdyshje, joshet nga oferta ruse

Klaudio Markizios i duhet të marrë një vendim për të ardhmen e karrierës së tij. Mesfushori italian është tashmë një lojtar i ri pas prishjes me mirëkuptim të kontratës me Juventusin. Ofertat nuk i kanë munguar, dhe tani pritet vendimi final.

Në fillim u përfol për një interesim të Monakos dhe PSG-së. Por, së fundmi sipas “Gazetta Dello Sport”, për Markizion është futur në garë dhe skuadra e Zenit. Klubi nga Shën Petersburgut ka bërë një ofertë të majme për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit.

Oferta ruse pëlqehet shumë nga italiani, pasi në Rusi do të ketë të garantuar një vend në formacionin titullar, ndërsa te PSG dhe Monako konkurrenca do ta lërë me javë të tëra duke ngrohur stolin. “Princit” duhet ta ndajë mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *