Markizio: Kielini lider i madh, por jo trajner. Ibra? Nuk është më i madhi!

Klaudio Markizo po shijon aventurën me ekipin e Zenitit dhe po ambientohet mirë në futbollin rus. Mesfushori ka dhënë një intervistë për “Championat.com”, ku flet për të ardhmen e tij, ish-shokun te Juventusi, Xhorxho Kielini. Markizio jep mendimin e tij dhe për një gjigant si Zllatan Ibrahimoviç. Trajnerët italianë nuk po bëjnë mirë në Europë dhe 32-vjeçari e shpjegon në këtë mënyrë se pse ndodh kjo gjë.

TRAJNERËT ITALIANË – “Nuk po arrijnë të fitojnë dot. Në skuadrat më të rëndësishme në Europë tani ka trajnerë si: Jurgen Klop, Pep Guardiola, Zhoze Murinjo dhe Toma Tuhel. Por në të njëjtën kohë, Sarri po drejton Çelsin, klub ku kanë kaluar dhe Ançeloti, një nga trajnerët më të mëdhenj, dhe Konte, i cili mund të marrë drejtimin e Realit të Madridit.”

KIELINI – “Nga ish-shokët e mi te Juventus, Kielinin nuk e shoh si trajner në të ardhmen, edhe psë është një lider i shkëlqyer. Bonuçi dëshiron të bëhet trajner dhe i besoj kësaj aventure. Sa më përket mua, nuk mendoj se mund të bëhem trajner në të ardhmen. Ky mendim nuk më shkakton asnjë emocion.”

BUFON – ”Ka disa arsye për jetëgjatësinë e tij në futboll. E para, Xhixhi është portier dhe dihet se është një rol ndryshe nga të tjerët. Së dyti, portieri punon dhe fokusohet te vetja në stërvitje dhe përqendrohet në një mënyrë ndryshe. Karriera e Bufon është rezultat i shumë viteve pune të madhe në Torino. Së treti, ai nuk ka pësuar dëmtime të mëdha në karrierë.”

LARGIMI NGA BARDHEZINJTË – “Isha gati për këtë, sepse tratativa po ecte para prej një kohe të gjatë. Isha në dijeni të largimit tim nga Juventus dhe një ditë pas stërvitjes, drejtuesit më kontaktuan dhe na u deshën pak orë për të vendosur.”

IBRAHIMOVIÇ – “Nuk është më i madhi, por sigurisht një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online