Markez bën ligjin në Jerez, duel spanjollësh për titullin

Mark Markez merr kryesimin, pasi ka triumfuar sot në pistën e Jerezit. Piloti spanjoll ia doli ta kalonte i pari binishin me motorin e tij Honda. Një garë pa probleme për Markez, i cili ia doli ta niste i pari dhe të mbyllte në të njëjtin pozicion.

Interesante gara për titullin kampion, pasi Aleks Vins, një tjetër spanjoll, renditet në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Markez (70 pikë). Garën e sotme Vins e mbylli në vendin e dytë. Piloti i Suzuki la pas vetes Maverik Vinales me Yamaha.

Valentino Rosi bëri një garë shumë të mirë. Italiani e nisi në vendin e 13-të dhe në fund e mbylli në vendin gjashtë. Para tij u renditën dyshja e skuderisë Dukati, Andreo Dovicizo dhe Danilo Petruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *