Maratonomaku Klaus Gjasula/ 236 kilometra të përshkuar, gladiatori shiptar në listën e të palodhurve të Bundesligës

Klaus Gjasula po përjeton sezonin e tij të parë në Bundesligë me ekipin e Paderbornit. Një shembull i pastër i durimit dhe punës së palodhur, që në fund u shpërblyen me ngjitjen në elitën e gjermanisë, edhe pse vite më parë e nisi nga shumë kategori më poshtë. Megjithatë gladiatori shqiptar është padiskutim një motorr i palodhur nëmesfushë dhe ka luajtur një rol të madh në mesfushën e skuadrës së tij.

Kilometrat nuk janë asgjë më shumë se sa një numër për të dhe kjo faktohet nga statistikat. Media gjermane “Kicker“ ka listuar futbollistët që vrapojnë më tepër në 90 minuta. E padyshim që në këtë listë gjendet edhe emri i Gjasulës. Lojtari kuqezi përshkon 12.18 kilometra në një ndeshje, ndërsa totali për gjithë sezonin deri më tani është 236.40 kilometra. Madje pas lë edhe emra që po kalojnë formë të mirë në elitën gjermane si Havertz, Brandt, apo edhe Tomas Muller. Ndërkohë ai që udhëheq është Darida i Hertës së Berlinit me 13.1 km në një ndeshje i ndjekur më pas nga Kimish i Bajernit të Mynihut me 12.63 kilometra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/