Maratonë seksi gjatë olimpiadës, atletja braziliane thyen heshtjen

Tre vite më parë atletja braziliane Ingrid Oliviera u përfshi në një skandal seksual gjatë olimpiadës “Rio 2016”. Oliviera e cila asokohe ishte pjesë e ekipit të hedhjes së sinkronizuar pritej që së bashku me kolegen e saj të ishte një ndër kandidate favorite për të marrë medaljen e artë në këtë disiplinë, por në fund të garës dyshja u rendit e fundit.

Fill pas këtij rezultati, kolegia e Ingridit e akuzoi atë për shpërqendrim nga gara, duke thësë se ajo e kishte mendjen të bënte maratona seksuale me atletë të tjerë që ndodheshin në kampin olimpik, madje njëherë e kishte përzënë nga dhoma në mes të natës pikërisht për këtë arsye.

Pas tri vitesh heshtje bukuroshja braziliane ka reaguar duke treguar ferrin që ka përjetuar pas skandalit. Në një intervistë për medien braziliane “O’Globo”, Ingrid tha: “Nuk e kuptova pse u bë një bujë aq e madhe. Jam një grua që kryej marrëdhënie seksuale, çfarë ka që nuk shkon këtu. Marr çdo ditë me qindra ngacmime në rrjetet sociale. Para disa kohësh më bëri “follow” në Instagram DJ i famshëm Calvin Harris. U gëzova shumë, por më pas mendova, mos vallë më ka bërë “follow”, pasi ka marrë vesh për skandalin edhe kjo gjë më bezdisi shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *