Maradona në delir: Faleminderit Kulibali!

Si gjithë Napoli, edhe Diego Armando Maradona është në delir pas triumfit në Torino ndaj Juventusit dhe tashmë edhe ai ëndërron titullin.

Pibe de Oro ka postuar në rrjetet sociale një foto të goditjes me kokë të Kulibalit në momentin e golit dhe ka shkruar “Mamma miaaaaa!!! #ForzaNapoliSempre”.

Më pas, Maradona postoi një tjetër mesazh, ku tregonte fanellën e Kulibalit: “Kemi një ëndërr në zemër. Faleminderit Kalidu Kulibali!!! #ForzaNapoliSempre».

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *