Maradona kërkon burgosjen e të bijës!

Legjenda e Argjentinës dhe futbollit botëror Diego Armando Maradona është kthyer përsëri në qendër të polemikave. Ai ka kërkuar burgosjen e vajzës së tij Xhanina në gjyqin që po zhvillohet kundër ish-bashkëshortes së vet Klaudia Vijafanje. Ish-sulmuesi ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se i ka vjedhur 4 milionë euro. Sipas avokatit të Maradonës, në këtë histori është përfshirë dhe vajza e Diegos, Xhanina, e cila ka udhëtuar për në Uruguaj për të bërë disa transferta bankare. Ndaj ai ka vendosur të cojë prapa hekurave dhe vajzën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *