Maradona: Hap pas kur u drogova, mbaj përgjegjësit e mia

Diego Armando Maradona është në qendër të vëmendjes edhe atëherë kur ai nuk bën asgjë, e jo më kur ka konferenca zyrtare. Nga Bjellorusia në Meksikë, pritje madhështore dhe sërish vëmendja tek… droga.

Argjentinasi gjithnjë e më shuam përflitet se është i varur nga lëndët narkotike, aq sa në shumicën e rasteve që ai del në publik është e vështirë për ta cilësuar se është esëll, nga veprime deri diku të pakontrolluara që ai bën.

Fillimisht, gjatë prezantimit tek skuadra e Dorados, Maradona ka theksuar se vjen për të bërë mirë në skuadrën e cila militon në Seria B: “Me bashkëpunëtorët e mi nuk kemi ardhur me pushime, por kemi ardhur për të punuar, për të ndihmuar lojtarët,. Ne duhet të kemi me vete dhe mbështetësit tanë, që çdo kundërshtar ta ketë të vështirë që të na mundë”.

Vetë Maradona, apo “Dora e Zotit” ka folur para medieve, ku nuk e ka lënë jashtë fokusit dhe pjesën e përdorimit të lëndëve narkotike: “Kam pasur shumë  probleme në jetën time dhe tani e marr këtë përgjegjësi. Kur unë u drogova ishte një hap pas, por një lojtarë duhet të ecë përpara”.

Maradona menjëherë ka zbritur në fushën e blertë, ku është prezantuar me skuadrën e re, por në seancën e parë ka pasur me qindra tifozë që shpresojnë se ish0-sulmuesi i madh do të bëjë mirë në skuadrën e tyre dhe do të arrijë ta ngjisë skuadrën në elitën e futbollit meksikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *