Maqedonia pranë kualifikimit falë shqiptarëve, “kërcënim” edhe për Kosovën

Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në ëndrrën për kualifikimin në Europian. Me rezultatin 2-1 u fitua ndaj Sllovenisë dhe ashtu siç pritej, falë shqiptarëve. Nuk kishte asnjë dyshim në fakt, pasi gjithmonë tre pikët në këtë grup iu kanë ardhur nga futbollistët me origjinë shqiptarë.

Elmas do të realizonte dy gola në mbrëmjen e sotme, ndërsa në rastin e parë, tregoi edhe gjithë klasin e tij. Ky futbollist me origjinë shqiptare luan me Napolin, por nuk deklarohet shumë në lidhje me origjinën e tij.

Tashmë Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e tretë, me dy pikë më pak se Austria e vendit të dytë. Ndërkohë nëse dështon në këtë kualifikim, atëherë shansi i saj do të jetë Liga e Kombeve, ku do të përballet me Kosovën. Një “kërcënim” edhe për dardanët që duhet të mbyllen gjithçka në grupe nëse duan të jenë në Euro 2020, pasi Maqedonia e Veriut ka ndryshuar shumë nga më parë. /Sport Ekspres/