Maqedonia konfirmon formacionin që mundi Izraelin, 3 shqiptarë në formacion

0

Në tribuna do të jenë 6000 maqedonas kundër më pak se 500 shqiptarëve, por në fushë do të jenë 14 shqiptarë nga minuta e parë.

Kjo për faktin se Maqedonia do të ketë në përbërje 3 futbollistë shqiptarë, të cilët dhanë një kontribut të madh në fitoren 1-0 në Izrael fundjavën e shkuar.

Pas suksesit bindës në Izrael, trajneri Angelovski nuk do të bëjë asnjë ndryshim në formacion.

Maqedonia do të luajë me një skemë 3-5-2, me mesfushorët Enis Bardhi e Ezgjan Alioski që do të qëndrojnë pas dy sulmuesve, kur Maqedonia të avancojë përpara.

Stole Dimitrievski do të jetë në portë, Darko Velkovski e Kire Ristevski në mbrojtje, së bashku me të riun nga Gostivari Visar Musliu që do të luajë ndeshjen e dytë rresht në formacion, ndeshja e dytë në karrierë me kombëtaren e madhe.

Boban Nikolov e Stefan Spirovski do të jenë në qendër përpara mbrojtjes, me Stefan Ristov dhe dy shqiptarët Enis Bardhi e Ezgjan Alioski më të avancuar.

Në sulm dyshim Goran Pandev e Ilija Nestorovski, të cilët formojnë një dyshe mjaft të rrezikshme.

Mungesa e vetme e Maqedonisë është mesfushori i ri Elif Elmas, i pezulluar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image