Maqedonia e Veriut flet shqip, talenti i Napoli: Lider janë Alioski dhe Bardhi para meje

0

Në radhët e Maqedonisë së Veriut një tjetër talent shqiptar ka nisur të shkëlqej. Bëhet fajlë për të riun Elif Elmas, mesfushorin 19 vjeçar. Fillimisht Elmas do të dëgjohej te skuadra maqedonades e Rabotnicki. Më pas për tu bërë e mundur, pas dy sezonesh, një transferim gjigant tek skuadra e Fenerbahce. Ndërsa këtë verë italianët e Napolit e afruan mesfushorin e talentuar në radhët e ekipit. Një ngjitje karriere e paimagjinueshme për 19 vjeçarin duke prekur që tani skuadrat më të mira.

Vitin e shkuar mesfushori nga Shkupi iu la ekipet e moshave duke iu bashkuar Kombëtares A të Maqedonisë së Veriut. Në prag të ndeshjeve kualifikuese tw “Euro 2020” Elif Elmas shihet si një nga pikat kyçe të mesfushës fqinje. Së fundmi në një intervistë për mediat vendase Elmas ka pohuar se ndihet i gatshëm për ndeshjet e radhës. Ndërsa sa i përket pozicionit si lider, mesfushori ka pranuar se përpara tij janë dy shqiptarët e tjerë, Bardhi dhe Alioski.

“Na presin ndeshje të vështira, pasi për ne këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. E vështirë është përballja me Izraelin, por duhet t’i marrim tri pikë.

Mendoj që nuk ndiej ndonjë presion, pasi është ende herët për ta udhëhequr unë përfaqësuesen, pasi ka futbollistë më të vjetër siç është Bardhi dhe Xhani, pastaj më vonë do të shohim, pasi për momentin është shumë herët”- ka thënë Elmas./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.