Manuel Gaxhja! Njihuni me 6 faktet që e bëjnë luftëtarin më premtues në MMA, do valvisë flamurin e Shqipërisë

0

Nga Klaudio Ndreca

Tifozët shqiptarë kanë shumë sportistë dhe raste për t’u krenuar nga të gjitha fushat. Futbolli është fusha më e njohur, ndërsa edhe në “Formula 1” pritet që brenda pak vitesh të futet edhe Lirim Zendeli.
Ndërkohë në MMA do të kemi një luftëtar që do të ngrejë lart flamurin shqiptar, Manuel Gaxhja. Hapat janë të sigurtë drejt një suksesi të garantuar, ndërsa ka kaluar shumë sakrifica për të prekur një ditë ëndrrën e madhe.

Por përse do të jetë pikërisht Manuel Gaxhja që do të valvisë me krenari flamurin shqiptar dhe do ta dërgojë në majat më të larta në MMA? Deri tani, Manuel Gaxhja ka një rekord të pathyeshëm që flet për të, 7-0 në divizionin “Featherweight”.

Për të vazhduar me arsyen e dytë, atje ku stërvitet te një nga palestrat më të mira në Hollandë, “Kops Gym”. Një arritje më vete kjo për luftëtarin 22-vjeçar që pavarësisht se u rrit në Elbasan, duke ditur mbështetjen e pakët që ka për këtë sport në gjithë Shqipërinë, nuk hoqi asnjëherë dorë nga ëndrra dhe qëllimi që i kishte vendosur vetes.

Në fakt kjo është një tjetër pikë që duhet të preket, pasi Gaxhja është një prej atyre personave që është gati të sakrifikojë gjithçka, vetëm për të pasur suksesin që dëshiron. Kur dëshira bashkohet me vullnetin, padyshim që shndërrohesh në një yll ku të gjithë njerëzit mund të shohin.
Pika e katërt e fortë e këtij luftëtari është që praktikon prej shumë vitesh Taekëondo-n. Gjuajtjet me këmbë janë një nga armat e forta dhe më të fuqishme që ka, ndërsa nga ana tjetër kjo e bën shumë të vështirë për kundërshtarët që të mbyllin distancën.

Gaxhja menaxhohet nga ana e “First Round Managment”, ndërsa në vitin e fundit ka një fokusim më të madh në mundje, teksa stërvitet nga Kamran Bakhitiari që ka nxjerrë sportistë të rangut të lartë. E për ta mbyllur, por jo më pak e rëndësishmja, duhet të theksojmë se në një moshë fare të vogël, kur ende adoleshent, Gaxhja ka hapur një qendër për të stërvitur fëmijët që kanë dëshirën për të kaluar në arenën e forcës. Pra në një farë mënyre duke i dhënë atë dorë, që ndoshta edhe vetë i ka munguar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.