Mane tregon klasin jashtë fushe, përgjigja e tij lë me gojë hapur gazetarin

0

Sadio Mane është padyshim lojtari më në formë te Liverpuli momentalisht, me senegalezin që shënoi edhe një dopietë ndaj Bajernit të Mynihut në Champions. Jo më kot, sulmuesi është në qendër të vëmendjes së mediave dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për “Telegraph”.

Mane i është përgjigjur shumë pyetjeve, por përgjigja që bëri më së shumti përshtypje ishte për pyetjen se çfarë do të bënte pasi ta mbyllte me futbollin. 26-vjeçari ka thënë se do të ndihmojë vendlindjen e tij në Senegal, që quhet Bambali.

Në fund të përgjigjes së tij, sulmuesi i Liverpulit i ka kërkuar gazetarit që të mos e shkruajë këtë pyetje kur të publikojë intervistën, pasi nuk është diçka që ai po e bëntë për publicitet. Një gjest që vërteton që senegalezi, ka klas jo vetëm në fushën e lojës.

“Gjëja më e mirë që mund të bëj është të kujtoj vendlindjen time. Kanë nevojë për ndihmë. Për spitale dhe shkolla. Nëse kam mundësi do e bëj diçka të tillë, por këtë pjesë mos e vendosni në intervistë. Nuk e bëj këtë gjë për publicitet”, përfundoi Mane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.