Mane-Okpotu gëzojnë Laçin, Starova ka një dilemë

Laçi përballet këtë javë me Tiranën dhe kurbinasit kërkojnë të mos dalin pa pikë nga kryeqyteti. Trajneri Sulejman Starova një ditë më parë ka marrë një sinjal pozitiv nga Malik Mane dhe Antoni Okpotu. Dy sulmuesit afrikanë shënuan në miqësoren me Erzenin dhe do kërkojnë ta bëjnë diçka të tillë edhe në kampionat.

Deri më tani dy prurjet e janarit nuk kanë lënë gjurmë dhe kontributi i tyre është i vlefshëm për të realizuar objektivat sezonalë të vendosur nga drejtuesit. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve trajneri Starova duhet të vendosë edhe në lidhje me atë që do të zëvendësojë Sebastian Toron.

Mbrojtësi nga Kili është i pezulluar me kartonë dhe teknikut të kurbinasve i duhet të zgjedhë partnerin e Eglentin Gjonit. Në sfidën me shijakasit në qendër të prapavijës luajti David Domgjoni, por alternativë është edhe Jons Mersinaj. I riu ishte i grumbulluar me Shqipërinë U21 dhe në ditët në vijim do të përcaktohet se kush do të luajë nga fillimi kundër Tiranës.

One thought on “Mane-Okpotu gëzojnë Laçin, Starova ka një dilemë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *