“Mane, mos e humb shansin! Shko te Reali i Madridit!”

Sadio Mane bëri një sezon super vjet, duke regjistruar shifrën më të lartë të golave gjatë një kampionati. Senegalezi shënoi 22 herë dhe ndau Këpucën e Artë me Mo Salah dhe Obamejang. Sulmuesi është nën kontratë me Liverpulin, por Saee Seck, presidenti i Federatës Senegaleze të Futbollit, i bën thirrje të shkojë te Reali i Madridit.

“Kushdo në botë e di që Mane është në 10 futbollistët më të mirë në botë dhe ai ka arritur suksese të rëndësishme me Liverpulin sezonin e kaluar. Së bashku me Mo Salah dhe Firminon janë fenomenalë”, shprehet për Mirror Seck.

“Gjithsesi ky është futbolli dhe ai fitoi Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar dhe tani ka shansin të shkojë te Reali i Madridit. Mendoj se është klubi më i mirë në botë. Edhe pse jam tifoz i Barcelonës, ende mendoj se Reali është më i miri dhe Mane duhet ta mendojë serizoisht ofertën e tyre.

Karriera e një futbollisti është shumë e shkurtër dhe ndonjëherë nuk merr shumë mundësi. Nëse është aty shansi, dhe mendoj se Zidan e pëlqen atë, pse jo? Ai luante te Southempton dhe kur i erdhi shansi e kapi dhe shkoi te Liverpuli. Mendoj se do të bënte mirë në një sfidë të re në një shtet tjetër”, përfundoi presidenti i federatës senegaleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *