Mane kundër Mahrez, sot zgjidhet mbreti i Afrikës

0

Sot do të luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës, me Algjerinë dhe Senegalin që do të përplasin “brirët”. Mane luan kundër Mahrez, një duel titanësh, që duket se nuk mbaroi me përfundimin e Premier League.

Mane triumfoi përballë Mahrez në Champions League, ndërsa ylli algjerian i “vodhi” titullin kampion në Angli dhe sot, do të luhet raundi i fundit për këtë sezon. Janë publikuar dhe formacionet e kësaj sfide dhe yjet në fushën e lojës nuk mungojnë.

Mane, Gueje, Saivet, Sarr dhe Niang janë armët më të forta të Senegalit, ndërsa Algjeria ka një “tridhëmbësh” të frikshëm me Mahrez-Benaser-Fehguli. Një finale e gjitha për t’u ndjekur…

Kupa e Afrikës, finale

Senegal – Algjeri  (21:00)

FORMACIONET

Senegal: Gomish, Gasama, Sabali, Sane, Kojate, Gueje, Ndiaje, Saivet, Sarr, Mane, Niang

Algjeri: M’bohli, Zefane, Basenbaini, Benlamri, Mandi, Guedioura, Fehguli, Benaser, Mahrez, Belaili, Bunedjah

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.