Mançini zbulon të përzgjedhurit, Baloteli jashtë liste

0

Roberto Mançini ka bërë publike listën me të grumbulluarit për ndeshjet e muajit qershor, ku Italia do të vihet përballë Bosnjës dhe Greqisë në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2020”. Siç është bërë traditë në “epokën” Mançini, lista është me një numër tejet të lartë, plot 33 lojtarë.

Pas një mungesë të gjatë janë rikthyer ntë kombëtare Andrea Beloti dhe Antonio Mirante, ndërsa ka ardhur një ftesë e parë për portierin e Atalantës Pierluixhi Golini, ky i fundit përfitoi nga një dëmtim i Donarumës.

Jashtë liste ka mbetur Mario Baloteli. Mançinin ka preferuar ti besojë emrave si Imobile, Kualjarela, Pavoleti dhe Ken.

Portierë: Alesio Kranjno (Kaljari), Pierluixhi Golini (Atalanta), Salvatore Sirigu (Torino), Antonio Mirante (Roma)

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Lacio), Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giorgio Kielini (Juventus), Matia De Shiljo (Juventus), Emerson Palmieri (Çelsi), Alesandro Florenci (Roma), Armando Izo (Torino), Gianluca Mançini (Atalanta), Alesio Romanjoli (Milan), Leonardo Spinazola (Juventus)

Mesfushorë: Nikolo Barela (Kaljari), Federiko Bernardeski (Juventus), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Stefano Sensi (Sasuolo), Marko Verati (Paris Saint-Germain), Nikolo Zaniolo (Roma)

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Federiko Kieza (Fiorentina), Stefan El Sharaui (Roma), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Moise Ken (Juventus), Leonardo Pavoleti (Kaljari), Mateo Politano (Inter), Fabio Kualiarela (Sampdoria)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.