Mançini: Sipër nesh vetëm Brazili, Baloteli më ka kushtuar 4 vite disintoksikim

Në një prononcim për “Canale 5”, trajneri i Italisë, Roberto Mançini, flet për Botërorin e munguar, të ardhmen e kombëtares së kaltër dhe Mario Balotelin. Nuk mungon batuta për sulmuesin, dera e të cilit është e hapur për t’u rikthyer në kombëtare.

Ishte shkatërruese për ne fakti që nuk u kualifikuam në Botëror. Përveç Brazilit, nuk shoh ndonjë skuadër tjetër që është superiore kundrejt nesh. Është një zhgënjim i madh të shohësh Kupën e Botës pa Italinë, por ky është futbolli dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Sa i përket së ardhmes, nuk jam dakord me mendimin e shumicës së ekspertëve. Eleminimi na ka lënduar, por kemi lojtarë të rinj dhe të talentuar. Duhet të kemi entuziazëm, sepse çfarë ndodhi këtë vit nuk duhet përsëritur më. Shpresoj që lojtarët të aktivizohen sa më shumë që të rriten dhe të jemi gati për Europianin mbas dy vitesh.

Duhet të kualifikohemi dhe të kemi një skuadër që mund të tentojë fitoren e kompeticionit, kështu që përveç lojtarëve të rinj, na duhen edhe ata ekspert. Nga grupi aktual Kieza, Pelegrini, Kaldara dhe Donaruma ose Meret janë ata që me shumë mundësi do jenë pjesë e Europianit.”

Në fund trajneri e mbyll me Balotelin. “Thonë që unë jam i vetmi trajner i cili arrin të kuptojë Marion? Për katër vite rresht jam disintoksikuar… Përtej shakasë, e kam gjetur mirë Marion. Është i disponueshëm dhe ka një dëshirë të madhe për të punuar. Siç e kam thënë gjithmonë, gjithçka varet nga koka e tij. Nëse do përshkruajë rrugën e duhur, mendoj se ai do të jetë akoma një futbollist i rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *