Mançini: Shpresoj që Interi të bëjë një superndeshje

Vendi i parë në klasifikim, +2 nga Lokomotiva e Moskës pas 12 javëve për Zenitin e Roberto Mançinit. Një start i mirë në eksperiencën e tij ruse për ish-trajnerin e Interit. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, trajneri italian ka komentuar kështu derbin.

DERBI- “Mos më bëni të them parashikime, por shpresoj që Interi të bëjë një ndeshje të bukur. Zikaltërit e kanë nisur mirë, sepse janë një skuadër e fortë, që ka ndryshuar më pak sesa Milani. Kuqezinjtë tani vuajnë më shumë. Duhet kohë që gjithçka të shkojë në anën e duhur dhe mekanizmat të nisin të funksionojnë. Kjo do të jetë ndeshja më e fortë, presioni do të jetë i pranishëm. Por, në fund vlen gjithmonë tre pikë. Sigurisht, nëse Interi fiton u ikën me 10 pikë kuqezinjve. Kjo nis të bëhet me të vërtetë një distancë e madhe. Për këtë arsye besoj se Milani rrezikon diçka më shumë”.

TITULLI – “Napoli është skuadra që ka më shumë vazhdimësi, ka ndryshuar pak dhe ka asimiluar lojën e Sarrit. Juventusi është gjithnjë më i forti. Pastaj janë të tjerat. Roma, Interi dhe Milani. Pa harruar Lacion që shqetëson të gjithë prej shumë kohësh”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *