Mançini shkon në Rusi, miliona nga Zeniti

Roberto Mançini do të jetë trajneri i ri i Zenitit në kampionatin rus. Gjithçka konfirmohet nga mediat ruse, ndërkohë që Mançini është fotografuar me shefin e kompanisë Gazprom, Aleksej Miler.

Trajneri italian kishte kohë që priste ndonjë ofertë serioze dhe tashmë ka pranuar të shkojë në Rusi, ku Zeniti i ka ofruar një kontratë marramendëse, 5-6 milionë euro në ezon, buxhet i konsiderueshëm dhe dorë e lirë për të rindërtuar skuadrën, pas dështimit të sezonit që sapo u mbyll, sepse Zeniti përfundoi i treti.

Zyrtarizimi do të vijë ditët e ardhshme, ndërsa Mançini konfirmon adhurimin që kanë në Itali për trajnrët italianë, sepse aty kanë punuar më parë edhe Spaleti e Kapelo, pa harruar kampionin e ri të Rusisë, Masimo Karrera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *