Mançini: Nuk ishte Interi “B”, Kajeri…!

0

Trajneri i kënaqur: “Sjellja më pëlqeu, sidomos tek disa individë. i kënaqur për sezonin e deritanishëm dhe që jemi në krye për Krishtlindje”

Interi mund Kaljarin në “San Siro” dhe merr biletën për në çerekfinalen e Kupës. Trajneri Roberto Mançini ka mbetur mjaft i kënaqur: “Nuk ishte aspak e lehtë, por sjellja e djemve në fushë ishte vërtet e rëndësishme. Deri tek rezultati 23-0 ishte ndeshje e vështirë, Kaljari është skuadër e mirë dhe e kishte nisur si duhet, ndërsa më pas doli në pah loja jonë. Jemi të kënaqur për mënyrën se si po shkon, por sezoni është ende i gjatë. Vitin e shkuar kemi hedhur një bazë të mirë, tani gjërat shkojnë më mirë. Duhet kohë për të ndërtuar një skuadër të madhe, duhet që të rritemi dhe të punojmë. Do të vijnë edhe vështirësi por jemi të lumtur për të kaluar Krishtlindjet në krye”. Më pas, ai ka folur edhe për lojtarë të caktuar: “Brozoviç është i aftë dhe i ri. Ka mundësi rritje të mëdha dhe jam i sigurtë se do të bëhet një mesfushor i madh. Montoja largohet? Ka luajtur dhe treguar se mund të qëndrojë në këtë realitet. Gjërat në futboll mund të ndryshojnë shpejt. Eshtë i aftë dhe një djalë për së mbari, ndja duhet që ai të pranojë këtë situatë ose të largohet diku për të luajtur. D’Ambrozio? E kemi provuar shpesh në qendër të mbrojtjes dhe është paraqitur mirë. Kondogbia? Kthehej pas dëmtimit por bëri gjëra klasi. Duhet pritur”.

Në janar mund të ketë ndryshime “sepse disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen për të pasur më shumë hapësira. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Kajeri? E ndjekim, por s’ka asgjë zyrtare. Te shohim…”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here