Mançini mbetet thatë, por: Meritonim disa gola

0

Roberto Mançini e mori Italinë pas dështimit botëror dhe duhen ta rindërton të duke i rikthyer lojë e rezultate.

Për momentin, asnjërën nuk ka gjetur, sepse ka vetëm nje fitore këtë vit dhe loja nuk impresionon, me lojtarë mesatarë dhe pa liderë.

Pas barazimit ndaj Ukrainës në miqësore Mançini analizoi sfidën, duke mos e fshur zhgënjimin për rezultatin.

“Mbetet keqardhja për rezultatin, sepse nuk është se pasqyron realitetin. Meritonim të shënonim disa gola, ndaj duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, edhe pse jemi në rrugën e duhur”,u shpreh Mançini, i cili kritikon sulmin, formuar nga Bernardeski, Kieza e Insinje .

“Mund të jetë një ide për të ardhmen, por duhet të jemi më të saktë para porte. Kur krijon gjithë ato raste, duhet të shënosh. Në fund ritmi ra nga ndërrimet, është normale. Polonia? Të shohim, kemi 4 ditë kohë për t’u përgatitur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.