Mançini i sinqertë: Nuk kam shkop magjik, çdo gjë kërkon kohë!

Italia do të presë mbrëmjen e nesërme Portugalinë në “San Siro”, në një sfidë që do të vendosë për vendin e parë të grupit 3. Kombëtarja axurre vjen pas triumfit në transfertë ndaj Polonisë dhe duket se gjërat kanë filluar të funksionojnë siç duhet. Trajneri, Roberto Mançini ka folur ditën e sotme përpara mediave për sa i përket takimit të nesërm.

KUNDËRSHTARI – “Portugalia mbetet një ekip i madh, këtë gjë e treguan dhe në finalen e Europianit, kur Ronaldo u dëmtua. Janë një ndër skuadrat më të mira për mënyrën e lojës dhe kanë lojtarë të jashtëzakonshëm në fazën ofensive. Mendoj se do të jetë bukur dhe pa Ronaldon, edhe pse unë doja të ishtë në fushë”.

GJENDJA AKTUALE – “Mendoj se po ecim mirë, duke menduar që dështuam për të shkuar në Botëror. Çdo gjë ka kohën e saj, nuk bëhet me shkop magjik. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”.

PRESIONI – “Janë 50 milionë njerëz që duan që në të fitojmë, kështu që normalisht ka presion, por e kam përjetuar këtë gjë dhe më parë. “San Siro” gjithmonë është përgjigjur mirë në ndeshjet e kombëtares”.

DËMTIMET – “Dy lojtarë nga U-21 do të vijnë pas dëmtimeve. Moise Kin dhe Xhanluka Mancini. Gjithashtu dhe Açerbi, i cili është në skuadër pas problemeve të Romanjolit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *