Mançini i ka “alergji” pykat, merr përforcime nga… Serie B

Kombëtarja italiane pret më 17 nëntor në “San Siro”, Portugalinë. Kampionët në fuqi të Europës vijnë në Milano me “petkun” e kryesuesit të grupit, pasi kanë marrë pikë të plota në dy përballjet e mëparshme ndaj Polonisë e Italisë.

Sipas së përditshmes sportive italiane “Corriere Dello Sport”, në listën që do të publikohet në ditët në vijim nga Mançini nuk do të jenë emrat e Andrea Belotit e Patrik Kutrones. Mesa duket trajneri i kombëtares italiane ka ndërmend të luajë përsëri më Federiko Bernardeskin e Juventusit në majë të sulmit, ashtu siç bëri në ndeshjen ndaj Polonisë.

Ndërkohë, do të ketë dhe një lojtar të grumbulluar nga Serie B. Mesfushori i talentuar i Breshias, Sandro Tonali, do të marrë ftesën e parë në përfaqësuesen “axurre”. Talenti 18-vjeçar është një ndër zbulimet e këtij viti në divizioni e dytë të futbollit italian dhe për të ka pasur interes të madh nga disa klube të Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *